Emiri i Katarit miraton ligjin zgjedhor për votimin e parë legjislativ
Emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani ka miratuar një ligj zgjedhor për zgjedhjet e para legjislative të vendit, që do të mbahen në tetor, tha zyra e tij.
Votimi do të jetë për 30 anëtarë, të Këshillit Shura me 45 vende. Një e treta e mbetur e këshillit, do të vazhdojë të emërohet nga emiri.
Anëtarët e emëruar dhe të zgjedhur do të kenë të njëjtat të drejta dhe detyra, duke përfshirë “miratimin e politikës së përgjithshme të qeverisë dhe buxhetit”, si dhe ushtrimin e kontrollit mbi autoritetin ekzekutiv, sipas një deklarate të enjten nga Zyra e Komunikimit e Qeverisë së Katarit (GCO).
Anëtarët gjithashtu mund të paraqesin propozime në lidhje me çështjet publike të qeverisë.
GCO, tha se zgjedhjet e Këshillit Shura janë “një hap i rëndësishëm drejt promovimit të pjesëmarrjes më të gjerë të qytetarëve” në përputhje me vizionin e Sheik Tamimit.
Kryeministri Sheik Khalid bin Khalifa Al Thani, i cili shërben gjithashtu si ministër i brendshëm, tha se vendi ishte ndarë në 30 zona elektorale, me një kandidat të zgjedhur për secilin rreth.
Ligji i ri thotë se qytetarët e moshës 18 vjeç e lart, dhe gjyshi i të cilëve ka lindur në Katar, kanë të drejtë të votojnë në rrethet në të cilat banon fisi ose familja e tyre. Kandidatët duhet të jenë me origjinë nga Katari dhe të paktën 30 vjeç.
Katari, i cili tashmë ka zgjedhje komunale, ka ndaluar të gjitha partitë politike. Në një referendum të vitit 2003, Katari miratoi një kushtetutë të re, që parashikonte zgjedhje të pjesshme për këshillin.
Gjatë muajve të fundit, Katari ka punuar në zhvillimin e procedurave kushtetuese dhe mjeteve legjislative, përfshirë ligjin zgjedhor.
Në nëntor të vitit të kaluar, Shejh Tamim kishte urdhëruar formimin e një komiteti për të organizuar votimin, pas një vonese disa vjeçare.
Katarasit zënë rreth 10 përqind, afërsisht 2.7 milion të popullsisë, shumica e të cilëve janë punëtorë të huaj.
Vendi do të mbajë turneun e futbollit të Kupës Botërore në fund të vitit 2022.
Më vete të enjten, Sheik Tamim emëroi ambasadorë në Egjipt dhe Libi, njoftoi zyra e tij.
Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini ranë dakord në janar për t’i dhënë fund një mosmarrëveshje diplomatike që i bëri ata të bojkotojnë Katarin që nga viti 2017.
Kajro kishte caktuar në qershor një ambasador në Doha, pas një veprimi të ngjashëm nga Riadi. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini ende nuk kanë rivendosur lidhjet diplomatike.
Burimi: AL JAZEERA AND NEWS AGENCIES
©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara