KryesoreLajme

Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë 1.8 milion euro për furnizim të FSK-së me 17 mijë palë çizme ushtarake

Ministria e Mbrojtjes së fundmi ka dhënë kontratën për furnizim me çizme ushtarake për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo kontratë kap vlerën prej 1 milion e 887 mijë euro.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës së publikuar në E-prokurimi.

Sipas njoftimit përmes kësaj kontrate parashihet furnizimi me çizme verore dhe dimërore për 3 vjet.

Saktësisht parashihet furnizimi me 17 mijë palë çizme ushtarake.

“AK i MM-se ka për qëllim që të lidhë një kontratë kornizë 36 muajsh , me një OE që do të ketë kapacitet, ekonomik, teknik dhe profesional te kryej furnizimet me çizmet ushtarake verore dhe çizme ushtarake dimërore për nevoja të FSK-së, sipas kërkesës dhe nevojave të AK, në përputhje të plot me specifikat teknike të dhëna ne DT aneks 1 (specifikacioni teknik i detyrueshëm ). Sasia indikative për furnizime për periudhën kohore prej 36 muaj do të jetë Çizme verore 8500 palë, si dhe Çizme dimërore 8500, palë , kjo sasi mund te ndryshoj +- 30%”, thuhet në dosjen e tenderit.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Tutje thuhet se çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës.

YouTube player