KryesoreLajme

Qyterarët e Kosovës, të 29-t në botë në raportin e lumturisë

Populli i Kosovës renditet i 29-ti në Raportin e Lumturisë për vitin 2024. Të rinjtë në Kosovë janë më të lumtur se grupmosha më e vjetër.

Te grumposha nën 30 vjet, kosovarët zënë vendin e 23-të si më të lumturit në botë. Ndërsa te grumposha mbi 60 vjet, kosovarët bien në vendin e 39-të si më të lumturit në botë.

Në raportin për periudhën 2021-2023, kosovarët del të jenë ngritur në ranklistën e lumturisë për tri pozita.

Lexo më shumë  Parandalohet kontrabanda, Policia e Kosovës sekuestron 487.5 kilogramë duhan të gatshëm për treg

Finlandezët zënë vendin e parë si më të lumturit në botë. Pas tyre janë danezët e islandezët. Suedezët dhe izraelitët kompletojnë top-pesëshen.

Afganët janë populli më i palumtur në botë. Libani, Lesoto, Sierra-Leone dhe Kongo e pasojnë.

Raporti është publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, pra më 20 mars. Ky raport mbledh të dhëna nga anketat në më shumë se 140 shtete. Ato rankohen bazuar në vlerësimin e jetës që e bëjnë njerëzit në tri vitet paraprake, në këtë rast nga 2021 deri më 2023. Raporti është realizuar në partneritet nga Gallupi, Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Oxford, Rrjetit të Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së dhe një bord udhëheqës. Njerëzit janë pyetur për të vlerësuar me pikë jetën e tyre. Raporti merr gjashtë variabila për të bërë vlerësimin: Bruto Produkti i brendshëm për kokë banori, përkrahja sociale, jetëgjatësia e shëndetshme, liria, bujaria dhe perceptimet mbi korrupsionin.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët

Rruga Press

YouTube player