LajmeUncategorized

UNDP certifikon trajnerët për instalimin e paneleve solare

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë organizoi një ceremoni certifikimi, duke festuar arritjet e trajnerëve të ardhshëm për instalimin e paneleve solare.

Kjo ngjarje, e mbajtur në Qendrën e Aftësimit Profesional, në Ferizaj, shënoi përfundimin e trajnimit rigoroz, të dizajnuar për t’i pajisur pjesëmarrësit me teknikat më të reja të instalimit solar, duke siguruar që ata të mund ta përcjellin këtë ekspertizë tek gjenerata e ardhshme e profesionistëve, në Qendrat e ndryshme të Aftësimit Profesional (QAP).

Në prani të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Përfaqësuesit të Përhershëm të UNDP-së, Nuno Queirós, dhe Drejtoreshës Ekzekutive të Agjencisë së Punësimit, Jehona Namani Rexha, pesë trajnerëve nga QAP në Ferizaji, Mitrovica, Prizreni, Gjakova dhe Prishtina u janë dorëzuar certifikatat. Përkushtimi, puna e palodhur dhe gatishmëria e tyre për të kontribuar në industrinë e energjisë solare duke arsimuar gjeneratat e ardhshme të instaluesve të paneleve solare u mirëpritën nga të gjithë.

Lexo më shumë  Parandalohet kontrabanda, Policia e Kosovës sekuestron 487.5 kilogramë duhan të gatshëm për treg

Ministri Murati në fjalën e tij hyrëse nënvizoi rëndësinë e fuqisë punëtore të kualifikuar në përmbushjen e kërkesës në rritje për zgjidhje të energjisë së pastër. “Fillimi i trajnimeve për instalimet e paneleve solare në Qendrat e Aftësimit Profesional në Kosovë paraqesin një hap shumë të rëndësishëm për Agjencinë e Punësimit dhe për ne si Ministri, ngase hapin dyert për mundësi të reja punësimi. Analizat e tregut të punës tregojnë se nevojiten mbi 10.000 profesionistë të rinj për të arritur objektivat që kemi vendosur për dekarbonizimin. Prandaj, mu tani është koha për të ofruar trajnime në fushën e energjisë solare”, shtoi ministri Murati.

Duke vënë në dukje mospërputhjen e madhe të aftësive në tregun e punës,  Queirós vuri në pah përpjekjet e vazhdueshme të UNDP-së për të tejkaluar këtë mospërputhje me ofrimin e trajnimeve dhe edukimit gjithëpërfshirës për të pajisur të rinjtë për kërkesat në zhvillim të tregut të punës.

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit

“Përmes programit të trajnimit për instalimin e paneleve solare, ne synojmë të krijojmë një mekanizëm të fuqishëm që pajis fuqinë punëtore me aftësitë e nevojshme për të përmbushur kërkesat e tregut në zhvillim. Trajnerët që sot gjenden këtu, kanë kaluar një trajnim gjithëpërfshirës, të specializuar në aspekte të ndryshme të instalimit solar, nga projektimi dhe siguria deri te legjislacioni dhe teknikat e instalimit në modalitete të ndryshme. Kam besim të plotë se trajnimi i ofruar, së bashku me materialet dhe pajisjet që shpërndahen sot, do të vendosin themelet për trajnime të pavarura që do të zhvillohen me mbështetjen tonë nga Qendrat e Aftësimit Profesional”, tha Queirós.

Namani-Rexha theksoi nevojën për kërkime të vazhdueshme dhe ngritjen e aftësive të fuqisë punëtore për shkak të kërkesave në zhvillim të tregut të punës, veçanërisht në sektorët si energjia solare.

Rruga Press

YouTube player