Letonia ndjek penalisht një ligjvënëse evropiane e dyshuar për spiunazh rus
Shërbimi shtetëror i sigurisë së Letonisë ka nisur një procedim penal kundër një ligjvënëse të Parlamentit Evropian dhe një shtetase të vendit baltik, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë ruse.
Mediat letoneze raportuan se shërbimi i sigurisë, i njohur me shkurtesën VDD, ka hetuar aktivitetet e Tatjana Ždanoka, 73 vjeç dhe lidhjet e saj të dyshuara me Rusinë, duke thënë se ajo ka qenë agjente e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, ose FSB, të paktën që nga viti 2004, raportoi AP.
Sipas agjencisë së lajmeve LETA, shërbimi letonez i sigurisë vendosi të nisë një proces penal kundër Zhdanokas më 22 shkurt.
Ajo i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj saj.
Parlamenti Evropian ka thënë në fund të janarit se kishte hapur një hetim mbi raportet e lajmeve se një anëtare letoneze e asamblesë, ka punuar si agjente ruse për disa vite.
Organi legjislativ i Bashkimit Evropian, me seli në Strasburg të Francës, ka thënë se po i merrte me shumë seriozitet akuzat.
Rruga Press