KryesoreLajme

Telekomi i Kosovës instalon 15 stacione të internetit të shpejtësisë së lartë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë vendosur 15 stacione bazë të internetit nga Telekomi në veri.

Ai ka shkruar në Facebook të martën se ka vizituar fshatin Çabër të Zubin-Potokut, ku u bë zëvendësimi i stacionit bazë, duke shtuar se Telekomi udhëhiqet nga cilësia e shërbimit publik, e jo “nga përfitimi financiar vetjak”.

“140 Mbps është shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut. U bë zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit, me kalimin në teknologjinë Ericsson nga ajo Alcatel. Për një montim të këtillë dikur paguheshin nga 7500 deri 8500 euro kompanive private gjersa të punësuarit e Telekomit nuk punonin. Tash, punëtorët e Telekomit instaluan edhe 15 stacione bazë të reja në veri, nga vetëm pesë sosh sa ishin më parë. Telekomi i Kosovës udhëhiqet nga mbulimi dhe cilësia e shërbimit publik dhe jo thjesht nga përfitimi financiar vetjak. Komunikimet elektronike janë e drejtë dhe nevojë e qytetarëve të cilat Telekomi i Kosovës i bën mundësi dhe garanci për qytetarët. Vitet 2024 dhe 2025 janë vite të Kosovës 5G. Vala në çdo cep të shtetit, në çdo vend të Republikës”, ka thënë kryeministri.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Ai ka shkruar tutje se Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, u ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të jenë në shërbim të publikut, “e jo të oligarkëve që duan të vazhdojnë të rrjepjen dhe gjymtimin e Telekomit”.

Kryeshefja e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, ka thënë ditë më parë se interneti është i shpërndarë në katër komunat veriore.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player