Lajme

Bislimi dhe ambasadorja kroate flasin për bashkëpunim mes dy shteteve

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka takuar ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunim mes dy shteteve si dhe për intensifikimin e marrëdhënieve dy paleshe.

Bislimi e Danijela Barisic kanë folur edhe aktivitetet e shkëmbimet kulturore dhe organizime të përbashkëta, si dhe për plane e projekte në këtë drejtim.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për bisedën dhe bashkëpunimin e frytshëm e të vazhdueshëm.

Ambasadorja shoqërohej dhe nga zëvendës ambasadori Nedjeljko Spilek.

Rruga Press

YouTube player