Ukrainasit rrëzojnë edhe një aeroplan rus Su-34
Forcat ukrainase rrëzuan 14 nga 17 dronët e tipit Shahed si dhe një aeroplan sulmues Su-34.
Ky është aeroplani i parë rus i rrëzuar këtë muaj pasi Rusia humbi 13 aeroplanë luftarakë në vetëm dy javë të muajit shkurt.
Su-34 thuhet se u rrëzua në frontin lindor ndërsa përpiqej të sulmonte pozicionet ukrainase, shkruan kyivindependent.
17 dronët e tipit Shahed u lëshuan nga Primorsko-Akhtarsk në Krasnodar Krai të Rusisë dhe nga Krimea e pushtuar. Rreth 14 prej tyre u rrëzuan mbi rajonet Odessa, Mykolaiv, Zaporizhzhia, Kharkiv, Sumy dhe Dnipropetrovsk.
Edhe pse shumica e dronëve u kapën, sulmi shkaktoi dëme dhe viktima civile, duke përfshirë të paktën dy persona të vrarë dhe shtatë të plagosur në Odessa dhe një të vrarë dhe tre të plagosur në rajonin e Kharkiv.
Forcat ruse sulmuan gjithashtu me raketa lundrimi të lëshuara nga ajri Kh-59/Kh-35 nga pjesët e pushtuara të rajoneve Kherson dhe Donetsk.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
Rruga Press