KryesoreLajme

Lajçaku takohet me të sanksionuarin e SHBA-së, Milorad Dodik

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me të sanksionuarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikësh njëherësh udhëheqësin e serbëve në Bosnje, Milorad Dodik.

Lajçak dhe Dodik u takuan të premten në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia.

Veç Dodikut, Lajçaku takoi edhe dy anëtarët e tjerë të Presidencës së Bosnjes, me të cilët diskutoi reformat e nevojshme për integrimin në BE.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

Dodik, i njohur edhe si lider pro-rus, është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022. SHBA-ja e ka akuzuar atë se drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë ka shkelur, penguar apo kërcënuar që Marrëveshja e Dejtonit të mos zbatohej, por edhe nën akuza se është përfshirë në aktivitete korruptive.

Milorad Dodik është sanksionuar edhe nga Britania e Madhe.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Për këtë ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha. Ai i është drejtuar DASH-it nëse e mbështet Lajçakun edhe pasi ai takon njerëz të sanksionuar nga SHBA-ja.

“Një pyetje për Departamentin e Shtetit Amerikan: A e mbështesin ende Lajçakun pasi ky po takon njerëz si Dodiku, që e ka sanksionu Amerika?!” ka shkruar ai në Facebook.

Rruga Press

YouTube player