Lajme

Pas 6 orëve në SPAK, Damian Gjiknuri takon Edi Ramën në Elbasan

Kryeministri Edi Rama u shfaq këtë të shtunë në Elbasan në një vizitë blic, për inspektimin e kantierit të Motoparkut që po ndërtohet në dalje të qytetit.

Projekti pritet që të mbarojë në 2026 ose 2027. Rama nuk pati ndonjë arsye konkrete pse të udhëtonte për të parë pirgjet me zhavorr anës Shkumbinit, por duket se e ka shfrytëzuar këtë për një takim me Damian Gjiknurin, i cili është edhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit.

Siç dihet, Gjiknuri u thirr dje në SPAK, ku qëndroi për rreth 6 orë dhe në dalje nuk tregoi asgjë për çfarë e pyetën dhe as se çfarë u tha prokurorëve. Kur gazetarët kërkuan të dinë diçka më shumë, ai u përgjigj se çështja që hetohej është “sekret hetimor”.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Ky “sekret hetimor” duket të jetë edhe arsyeja e vërtetë se pse Rama është çuar herët në mëngjes dhe ka udhëtuar nga shtëpia e tij në Surrel drejt Fushë-Labinotit.

Nuk ka një njoftim zyrtar për arsyet që u thirr Damian Gjiknuri në SPAK, por ai është pjesë e dy aferave që janë nën hetim për momentin nga prokuroria speciale. E para është çështja e inceneratorëve, ku janë zbuluar disa fatura hotelesh të paguara nga Klodian Zoto. E dyta është çështja McGonigal, ku Gjiknuri ishte Ministër i Energjisë në kohën kur Rama i bëri favore Charles Mcgonigal për licensat e naftës.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Mbetet për t’u sqaruar se cila nga çështjet e detyroi Gjiknurin të qëndrojë për 6 orë në SPAK.

Rruga Press

YouTube player