Bota

I druhej sanksioneve të SHBA-së, kompania braziliane lë pa karburant avionin e Lavrovit

Gjithçka mund ishte planifikuar në mënyrë precize për takimin mes Sergey Lavrov dhe presidentit të Brazilit, Lula da Silva, por bisedimet mes dy liderëve për pak sa nuk u zhvilluan.

Kjo për shkak se një kompani braziliane, Vibra Energia refuzoi që t’i furnizonte me karburant avionin, shefit të diplomacisë ruse.

Siç raporton AeroTelegraph, pasi u takua me liderët e G20 në Rio de Janeiro, Lavrov do të fluturonte drejt kryeqytetit të Brazilit, ku do të takohej me presidentin Lula da Silva.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Megjithatë, avioni qeveritar Il-76 mbeti pa furnizim dhe Lavrovit iu desh që të fluturonte me aeroplanin e homologut brazilian.

Siç u bë më vonë  e ditur, kompania Vibra Energia, refuzoi që ta furnizonte me karburant avionin e Lavrov pasi u druhej sanksioneve nga SHBA. Pa karburant shtesë, avioni rus “Il-76”, nuk do të mund të arrinte në Casablanca të Marokut për t’u furnizuar me karburant e më pas të nisej për në Rusi, duke shmangur hapësirën ajrore europiane.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Edhe në nisje të udhëtimit të tij, në vend që fluturonte direkt nga Moska për në Rio de Janeiro, avioni i Lavrov kaloi nga Turqia, në Marok, Kuba dhe më pas në Amerikën Jugore.

YouTube player