Situatë dramatike me vetëvrasjet në Shqipëri. Shqiptarët në një pikë shumë të rënduar psikologjike. Ja sa është nr vetëm në 2024
Në dy muajt e parë të 2024 në vendin tonë kanë vrarë ose kanë tentuar të vrasin veten mbi 16 persona të bërë publikë deri tani nga Policia e Shtetit.
Kjo situatë është shumë e rëndë në raport me numrin e banorëve që mendohet se janë aktualisht në Shqipëri. Situata psikologjike dhe emocionale për shqiptarë është në nivelin më të ulët, fakt i cili ka sjellë dhe këtë numër mjaft të lartë të vetëvrasjeve.
Rasti i pari ishte ajo e të ndjerës Bedrie Loka, e cila dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti, rast i cili ndodhi në datën 2 janar 2024.
Më poshtë janë të gjitha rastet tragjike të personave të cilët kanë vrarë dhe tentuar të vrasin vetën sipas njoftimeve të bërë publike nga Policia e Shtetit.
2 janar- Bedrie Loka vret veten
18 janar- Një 17 vjeçar nga Elbasani tentoi te vriste veten me fostoksinë
24 janar- Fatbardha Pali i jep fund jetës
25 janar- Arben Pjeci, nënkomisar në Durrës, vetëvritet me armën e zjarrit
27 janar – Sibela Abedini hidhet nga pallati
29 janar- Një 28-vjeçare tentoi vetëvrasjen, por falë ndërhyrjes së shpejtë arritën ta shpëtonin
29 janar- Një 33-vjeçar në Korçë vret veten me çifte
1 shkurt- Një 35- vjeçar hidhet nga lartësia për të vrarë veten
2 shkurt- Një 18-vjeçare vret veten në Lushnje me fostoksinë
6 shkurt- Një 63 -vjeçar vret veten në Fier
7 shkurt- Një 74-vjeçar vret veten në Gramsh
12 shkurt- Një 46-vjeçar shqiptar vret veten ne burgun italian
12 shkurt- Një 54-vjeçar në Lushnje tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga lartësia
22 shkurt- Një grua 30-vjeçare vret veten
Mendohet që numri të jetë më i lartë se sa ky pasi disa raste të tjera nuk janë raportuar për mediat pasi situatë është mjaft e rëndë. Thirrjet publike nga zytarë të lartë politikë dhe sociologë kanë kërkuar që helmi i fostoksinës të hiqet nga qarkullimi pasi është shumë i fuqishëm dhe shanset për të shpëtuar janë të pakta.
Rruga Press