Ministri Vitia inkurajon vajzat e reja të vaksinohen kundër kancerit në qafën e mitrës
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar shkollën e mesme të ulët, “Hyzriu e Samiu”, në fshatin Letanc të Podujevës. Aty, filloi vaksinimi kundër papilloma virusit human (HPV) që parandalon kancerin në qafën e mitrës.
“Po fillojmë vaksinim e vajzave të klasave të gjashta me vaksinën HPV e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës. Kosova edhe në shekullin e kaluara ka vuajtur nga sëmundjet ngjitëse dhe ka pas vdekje të panumërta të qytetareve tanë gjatë shekullit të kaluar si pasojë e këtyre sëmundjeve.”, tha Vitia.
“Unë morra vesh që dje ka filluar në Komunën e Podujevës dje përmbi 80 për qind e vajzave e klasave të gjashta në vendin ku është bërë vaksinimi e kanë marr këtë vaksinë që është jashtëzakonisht lajmë i mirë dhe përfund apeloj të gjithë prindërit pa përjashtim t’i stimulojnë vajzat ta marrin këtë vaksinë”, tha Vitia, duke shtuar se kjo vaksinë nuk ka efekte anësore.
Rruga Press