KryesoreLajme

Haxhiu: S’mund t’i gënjej qytetarët, opozita bllokoi reformën në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën në Kuvend për bllokim të reformës në drejtësi, duke thënë se gjendja në Këshillin Prokurorial të Kosovës është e rëndë.

Para deputetëve, ministrja Haxhiu tha të enjten se nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese po vështirësohet reforma në drejtësi, duke shtuar se “qytetarët s’mund t’i gënjejë”.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

“Kur të më pyesin qytetarët pse Albulenë s’ka reforma në drejtësi, unë ata s’mund t’i gënjejë, duhet t’ua tregoj arsyen e vërtetë që opozita i ka bllokuar. Ju ftoj të kontributin për të mbërri reformë në Këshillin Prokurorial. Gjendja këtu po vështirësohet”, është shprehur Haxhiu.

Një ditë më parë, Haxhiu ka thënë se opozita ka penguar punën e saj përgjatë tri vjetëve të Qeverisë Kurti.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Sipas saj, sfidë ka qenë jetësimi i reformës, duke theksuar se qytetarët e kanë mbështetur këtë reformë.

Rruga Press

YouTube player