KryesoreLajme

Kryeministri Kurti takon ambasadorin e ri jorezident të Norvegjisë, flasin për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në takimin e parë ambasadorin e ri jorezident të Norvegjisë, Andreas Gaarder, i cili shoqërohej nga përfaqësuesi i posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Bjørnstad.

Bashkëbiseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë. Nga të dy palët u theksua përkushtimi për zhvillimin dhe forcimin tyre. Fusha e energjisë dhe teknologjisë në Kosovë, u veçuan si sektorë me interes të veçantë dhe me potencial për bashkëpunim dhe investim nga kompanitë norvegjeze.

Lexo më shumë  Deputeti që kryeson delegacionin gjerman në KiE me kritika të forta: Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet prej Trumpit dhe Grenellit

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe të shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillim dhe demokratizim të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj.

YouTube player