Shoqata ambientaliste “Zharrëza” në Patos: Gropa e naftës po helmon banorët e zonës
Banorët e Zharrëzës në Patos kanë ngritur alarmin se një gropë që shërben për depozitimin e mbetjeve të naftës po u rrezikon atyre jetën.
Të njëjtin problematikë e ka denconcuar edhe shoqata “Zharrëza”. Sipas kësaj shoqate, gropa me mbetje të naftës është e paizoluar dhe po helmon puset e ujit të banorëve, gjithashtu po dëmton edhe ullinjtë e zonës.
Një përfaqësi e shoqatës ambientaliste “Zharreza” ka denoncuar në media se një gropë ekologjike që ndodhet fare pranë banesave të një lagjeje në Zharrëz po rrezikon seriozisht jetën e banorëve të kësaj zone, nga çlirimi i gazrave toksikë.
Prej 10 vjetësh kjo gropë shërben për grumbullimin e mbetjeve të naftës bruto por që asnjëherë nuk ka marr leje mjedisore edhe pse ka aplikuar pranë organeve kompetente.
Gropa ndodhet në ish-sektorin 7 të prodhimit të naftës Patos, por është jashtë kushteve teknike.Në lidhje me këtë problematikë është kontaktuar drejtori i kompanisë Albpetrol Eltar Deda, por ai ka refuzuar të përgjigjet duke mos dhënë asnjë sqarim për rrezikun që i kanosët banorëve të Zharrëzës në zonën e Patosit.
Rruga Press