“Kështu vdesin demokracitë”, thotë eurodeputeti pas intervistës së Putinit me gazetarin amerikan
Guy Verhofstadt, ish-kryeministër belg dhe anëtar aktual i Parlamentit Evropian, ka thënë se intervista e Tucker Carlsonit me Vladimir Putinin “është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte ndonjëherë” liderit rus.
“Amerika nesër do të vuajë për përhapjen e gënjeshtrave të pafiltruara të tij. Kështu vdesin demokracitë”, ka shkruar ai në platformën X.
Carlson dhe Putin kanë qenë në qendër të vëmendjes të enjten mbrëma, teksa gazetari intervistoi autokratin rus. Intervista 2-orëshe e xhiruar në Moskë, ishte e para e Putinit me një media perëndimore që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. Kjo shënoi një nivel të ri të asaj që shumica e kanë cilësuar si turpërim për Carlsonin, i cili ka kritikuar shpesh mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, i është referuar Volodymyr Zelenskyt, presidentit të Ukrainës, si një “tutor ukrainas” dhe “mi”.
Vendimi për të intervistuar Putinin ishte kritikuar gjerësisht përpara intervistës.
Putini i dha mesazh SHBA-së. “Nëse vërtet doni ta ndalojmë luftën, duhet të ndaloni furnizimin me armë. Do të përfundojë brenda disa javësh”.
Rruga Press