Bota

Moska e quan tradhtar kreun e ri të forcave të armatosura të Ukrainës: Ishte një oficer rus

Moska e ka quajtur tradhtar kreun e ri të forcave të armatosura të Ukrainës, i lindur në Rusi.

Zyrtari i lartë rus Dmitry Medvedev tha sot se kreu i ri i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandr Shirsky me origjinë ruse, është një tradhtar, ndërsa Kremlini tha se emërimi i tij nuk do të ndikojë në rezultatin e asaj që e përshkroi si një operacion ushtarak special në Ukrainë.

Komentet e zyrtarëve rusë erdhën pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zëvendësoi të enjten kreun e forcave të armatosura të vendit të tij me komandantin e forcave të saj tokësore.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Zelensky zëvendësoi kreun e forcave të armatosura të vendit, Valery Zaluzny, me gjeneralin 58-vjeçar Oleksandr Sirsky.

Sirsky lindi në korrik 1965 në rajonin Vladimir të Rusisë, në atë kohë pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Si shumë të moshës së tij në forcat e armatosura të Ukrainës, ai studioi në Moskë, në Shkollën e Lartë të Komandës Ushtarake,  mes kolegëve që atëherë janë bërë komandantë rusë.

Lexo më shumë  Gazetarët e RAI-t paralajmërojnë grevë kundër tendencave për censurë nga qeveria e Melonit

Ai shërbeu pesë vjet në Korpusin e Artilerisë Sovjetike dhe ka jetuar në Ukrainë që nga vitet 1980.

Dmitry Medvedev, një ish-president i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, akuzoi Sirsky, i cili nuk shërbeu në ushtrinë ruse post-sovjetike, për shkelje të betimit të tij si oficer.

YouTube player