Bota

SHBA-ja paralajmëron Izraelin për dërgimin e trupave në Rafah

SHBA-ja ka paralajmëruar Izraelin se organizimi i ofensivës ushtarake në qytetin jugor të Gazas, Rafah, pa planifikimin e duhur do të ishte një “katastrofë”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk do të mbështesë planet për çfarëdo operacioni të madh në Rafah pa marrë në konsideratë refugjatët atje.

Komentet kanë ardhur ditë pasi lideri i Izraelit pati thënë se ushtria është udhëzuar të përgatitet për t’u futur në Rafah, raportoi BBC.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Më shumë se gjysma e njerëzve të Gazas jetojnë tani në qytetin që ndan kufirin me Egjiptin.

Rreth 1.5 milionë palestinezë po mbijetojnë atje në kushte të tmerrshme.

Izraeli ka bombarduar pjesë të Rafahut nga ajri të enjten dhe tanket e Izraelit raportohet se kanë hapur zjarr.

Rruga Press

YouTube player