Shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria dhe Kosova sot mësojnë kundërshtarët
Sot (e enjte) në orën 18:00 në Paris do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2024/2025.
Në kuadër të kongresit në Paris, UEFA organizon shortin për Ligën e Kombeve, i cili nis në shtator, me ndryshime të mëdha krahasuar me edicionet e mëparshme.
Vazot e Ligave tashmë dihen dhe pritet që të ketë shumë grupe të forta, me kundërshtar të papërshtatshëm për njëri-tjetrin.
Kombëtarja shqiptare gjendet në vazon e tretë në Ligën B.
LIGA B
Vazo 1: Austri, Çeki, Angli, Uells
Vazo 2: Finlandë, Ukrainë, Islandë, Norvegji
Vazo 3: Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Mali i Zi
Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani
Përfaqësuesja e Kosovës gjendet në vazon e dytë të Ligës C.
Liga C
Vazo 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu
Vazo 2: Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe
Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro
Vazo 4: Bjellorusia, Lituania/Gjibraltari*, Estonia, Letonia
Rruga Press