Bota

Kadyrov, i ashtuquajturi “qeni i Putinit” po e bën ushtrinë e tij private – ka zëra për një komplot kundër Rusisë

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov thuhet se po e bën ushtrinë e tij private pas vdekjes së kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Kadyrov, i cili është quajtur shpesh si “qeni sulmues” i presidentit rus Vladimir Putin – besohet se po e forcon ushtrinë e tij private në kurriz të Rusisë.

Mijëra rekrutë pritej të dislokoheshin në Ukrainë për të rritur numrin e trupave, megjithatë tani ka dyshime për një motiv të fshehtë.

Një tetori flet për njerëzit e Kadyrovit të cilët po mbahen në gjendje gatishmërie për të shtypur çdo rebelim kundër Putinit, pas shpërthimit të protestave në republikën e Bashkortostanit në fillim të këtij muaji.

Ndërsa, një teori tjetër është se në rast të vdekjes së presidentit rus, Kadyrov mund të shkëputet nga Rusia dhe të krijojë një shtet të pavarur.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Duke ngritur formacione të reja ushtarake, udhëheqësi çeçen “po e forcon ushtrinë e tij private në kurriz të buxhetit federal (rus)”, sipas raportimit të mediumit të pavarur “Kavkaz Realii”, pjesë e Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty.

Regjimentet e quajtura “Akhmat-Rusia” dhe “Akhmat-Çeçenia” – nën Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë – u krijuan për t’u mobilizuar në luftën kundër Ukrainës, por data e vendosjes së këtyre regjimenteve në front ende nuk dihet.

Në fund të majit 2023, ishin ‘përzgjedhur’ 2,400 rekrutë, por sasia e tanishme e ushtrisë së tij private aktuale është e paqartë.

Në të kaluarën, Kadyrov pati thënë se kishte dhjetëra mijëra ushtarë nën komandën e tij.

Midis luftëtarëve të tij janë edhe ish-mercenarët e Wagner-it, dikur besnikë ndaj Yevgeny Prigozhin.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Sipas analistit politik, Mikhail Savva ekziston një tepricë e qartë e këtyre njësive ushtarake në Çeçeni.

“Është absolutisht e qartë se kjo është bërë në interes të Kadyrovit personalisht dhe regjimit të tij, dhe kundër interesave të qeverisë federale të Rusisë”.

Ushtria e tij mund të përdoret “në rast të ndonjë destabiliteti apo destabilizimi brenda Rusisë”, sipas ekspertit.

Savva shtoi: “Kadyrov duhet të kuptojë se regjimi aktual rus është shumë i paqëndrueshëm dhe kolapsi i tij i papritur mund të ndodhë.

“Në atë rast, ai do të ketë ushtrinë e tij, që jo vetëm të kontrollojë territorin e republikës, por edhe të ushtrojë ndikim në rajonet fqinje”, potencoi ai tutje.

Rruga Press

YouTube player