KryesoreLajme

Avokati serb ska asnjë dyshim: Serbia po përgatitet për luftë, Ballkani të lutet që SHBA-ja nuk do jetë e zënë në ndonjë cep tjetër të botës

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq i cili vetëm pak ditë më parë bëri homazhe në Prekaz dhe vendosi lule te varri i Blerina Jasharit, ka ngritur alarmin duke listuar disa arsye se Serbia po përgatitet për luftë, raporton Rruga Press.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, Stojkoviq shkruan se Vuçiqi ka lajmëruar plane të reja për ushtrinë serbe.

“Aleksandar Vuçiq sapo ka shpallur planet e reja për ushtrinë serbe:
1) Sistemet raketore AA nga Kina;
2) “Sasi të mëdha të dronëve vetëvrasës”, (nga Irani, prodhuar në Serbi – ai nuk e tha këtë në mënyrë eksplicite, por ne e dimë këtë);
3) Sistemet e bllokimit elektronik nga Rusia
4) Blerjet e mëdha të mjeteve luftarake ‘Lazar 3’ dhe ‘Milos’ (prodhuar në Serbi)
5) Kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi”
– ka shkruar ai.

Për të mbështetur mendimin e tij, Stojkoviq liston dhe një sërë aktivitetesh që e vertetojnë akoma më shumë prirjen e Serbisë drejt destabilitetit e luftës, nga bashkëpunimet me Rusinë, agravimin e situatës në Bosnjë, sulmin terrorist në Kosovë dhe bashkëpunimin me autokratin e Hungarisë, Viktor Orban.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

“Kjo ndodh në një kohë kur:
1) Aleksandar Vulin (drejtori de facto i BIA) merr një medalje nga drejtori i FSB-së ruse Bortnikov;
2) Milorad Dodik i jep një medalje Viktor Orbanit;
3) Vladimir Putin u jep medalje Dushan Bajatovic dhe Nenad Popoviç;
4) Ministrja Danica Grujiçiq përfundon memorandumin për bashkëpunim me Federatën Ruse;
5) Vetëm 5 muaj më parë Serbia organizoi një organizatë terroriste paraushtarake në Kosovë, Banjska përmes Milan Radojicic;
6) Milorad Dodik merr një medalje nga Putin (qershor 2023)
7) Milorad Dodik i jep medaljen Putinit (janar 2023)
8) Milorad Dodik kërcënon se do të shkëputet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.”

Për Stojkoviqin, tashmë është më se e qartë që Rusia dëshiron të hapi fronte të reja lufte kudo dhe në Ballkan do i binden dyshja Vulin-Vuçiq.

Lexo më shumë  Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së

“Rusia po përgatit konflikte të reja dhe një prej tyre po përgatitet në Ballkan përmes Serbisë. Aleksandar Vuçiq po përgatitet në mënyrë aktive për atë plan, si dhe për konflikte të tjera në botë, përgatitje për të cilat e informon bashkëpunimi Vulin-FSB-Putin.”

Sipas avokatit serb, Ballkani duhet të lutet që SHBA-ja të mos jetë e përfshirë në konflikte më të mëdha, pasi janë shpëtimi i vetëm nga një konflikt i mundshëm.

“Ballkani të lutet që aeroplanmbajtëset amerikane të mos jenë të zëna në vende të tjera të botës!” – përfundon ai.

YouTube player