Bota

Cameron: Mbretëria e Bashkuar po konsideron njohjen e shtetit të Palestinës

Britania është e gatshme ta sjellë përpara momentin kur ajo ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez, sugjeroi sekretari i jashtëm britanik David Cameron.

Sekretari i Jashtëm i Britanise, David Cameron tha se palestinezëve duhet dhënë një horizont politik për të inkurajuar paqen në Lindjen e Mesme. Ai po fillon vizitën e tij të katërt në rajon që kur u emërua sekretar i jashtëm në nëntor. Mbretëria e Bashkuar ka përgjegjësinë të përcaktojë se si do të dukej një shtet palestinez, tha ai në një pritje në Westminster.

Populli palestinez do të duhet të tregohet “progres i pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me dy shtete, tha Lord Cameron.

“Ndërsa kjo të ndodhë, ne – me aleatët – do të shikojmë çështjen e njohjes së një shteti palestinez, duke përfshirë Kombet e Bashkuara,” i tha ai Këshillit Konservator të Lindjes së Mesme.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Sekretari i Jashtëm i kërkoi gjithashtu Izraelit të lejojë më shumë mbështetje humanitare në Gaza dhe tha se ishte “qesharake” që ndihmat jetike britanike dhe të tjera po ktheheshin në kufi.

Cameron tha se 30 vitet e fundit kanë qenë një histori dështimi për Izraelin, sepse nuk kishte arritur të ofronte siguri për qytetarët e tij. Vetëm duke e pranuar atë dështim, tha ai, do të kishte paqe dhe përparim.

Britania ka mbështetur prej kohësh një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë krah për krah në vende të veçanta.

Por Lord Cameron po sugjeron që Britania mund t’i japë njohje zyrtare, diplomatike një shteti palestinez jo si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare të paqes, por më herët, gjatë vetë negociatave.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Në të njëjtën kohë, do të duhej të kishte një autoritet të ri palestinez “që do të ngrihej shpejt” me “liderë teknokratë dhe të mirë” të aftë për të qeverisur Gazën, tha ai.

Si pjesë e çdo marrëveshjeje afatgjatë, sekretari i jashtëm tha se Izraelit do t’i duhej të shihte të gjithë pengjet të lirohen, me një garanci se Hamasi nuk mund të nisë sulme ndaj Izraelit dhe udhëheqja e tij te largohej nga Gaza. Ai tha se një marrëveshje do të ishte “e vështirë” por jo e pamundur.

Në përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës në Gaza, Lord Cameron tha se një pauzë në luftime ishte e nevojshme tani dhe se kishte “shenja shpresëdhënëse” në lidhje me negociatat në zhvillim.

Rruga Press

YouTube player