Sport

Antonio Konte bëhet trajner i Milanit, mediat italiane zbulojnë prapaskenat me 54-vjeçarin

Antonio Konte do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që kanë zbuluar mediat italiane së fundmi, të cilat raportojnë se tekniku italian ka pranuar që të ulet në krye të stolit kuqezi.

“TeleLombardia” bënë me dije se 54-vjeçari ka pasur një bisedë me Zllatan Ibrahimoviç dhe ka rënë dakord me propozimin e bërë nga suedezi.

Konte do të zërë vendin e Stefano Piolit, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga Milani, për t’i lënë vendin bashkëkombësit të tij.

Konte ka një eksperiencë të madhe në Serinë A, duke e fituar atë 4 herë, tre me Juven dhe një me Interin, teksa gjithashtu ka fituar dhe një herë Premier Ligën me Çelsin në vitin 2017.

YouTube player