Bota

SHBA do t’i japë gjuajtësit F-35 Turqisë nëse ndalon “flirtin” me Putinin dhe heq raketat S-400

Nëse presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan ndalon “flirtin” me homologun rus Vladimir Putin, atëherë do të përfitojë nga SHBA avionët luftarakë F-35.

Këtë gjë e bëri të ditur numri dy i Departamentit të Shtetit Victoria Nuland, e cila këtë të dielë ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Ankara.

Nuland theksoi se nëse Turqia nuk do të blejë sistemin rus S-400, atëhere SHBA do u rikthehet diskutimeve për të mbajtur premtimin për avionët F-35.

“Ne ishim në procesin e negociatave për shitjen e Patriotit dhe ndërkohë që ato negociata po vazhdonin, Turqia shkoi në një drejtim tjetër.  Kjo është arsyeja pse ne patëm disa diskutime sot.

Ne kemi ofruar të flasim për forcimin e mbrojtjes ajrore për shumë vite, si para blerjes së S-400 ashtu edhe më pas. Siç e dini, kjo është një çështje e ndërlikuar. Të gjithë kanë nevojë për mbrojtjen ajrore këto ditë. Ne e shohim këtë në të gjithë botën. Por nëse ende mund ta kapërcejmë këtë çështje, çështja e sanksioneve CAATSA do të largohet dhe ne mund t’i kthehemi bisedimeve për F-35“, tha Nuland.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm turk tha se duan më shumë siguri për një mbrojtje të fortë kundërajrore për Ankaranë.

Pasi ta zgjidhim këtë çështje. Ne do të duhet të sigurojmë që Turqia të ketë një mbrojtje të fortë kundërajrore“, tha Fidan.

SHBA i kishte premtuar Turqisë blerjen e dy avionëve F-35, por pas “flirtit” me Putin, këto pajisje do i jepen Greqisë. Por pasi i dha “OK” Suedisë për tu anëtarësuar në NATO, Turqia i ka kërkuar sërish Amerikës që ta pajisë me avionët F-35. Pak ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi një letër udhëheqësve të komiteteve kryesore të Capitol Hill duke i informuar ata për qëllimin e tij për të filluar procesin zyrtar të njoftimit për shitjen e avionëve F-16 në Turqi, pasi Ankaraja të përfundojë procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Por çfarë është sistemi rus S-400?

Sistemi raketor rus tokë-ajër i emëruar S-400 gjykohet nga analistët ndërkombëtarë si një nga armët kundërajrore më të përparuara në botë, por që ende nuk është testuar ndonjëherë në një skenar lufte.

Rruga Press

YouTube player