Lajme

Vizitorë nga e gjithë bota në Gjirokastër, dominojnë shqiptarët e Kosovës

Edhe qyteti i Gjirokastrës duket se po i rikthehet jetës në këtë sezon turistik. Aty gjen turistë nga e gjithë bota por shqiptarët e Kosovës vijojnë të mbeten dominues. Megjithatë bizneset mbeten të pakënaqura pasi sipas tyre guidat nuk i lejojnë turistët të zgjedhin ku duan të shkojnë.

Qyteti i Gjirokastrës gjatë fundjavës mirëpret  turistë nga e gjithë bota.

Qafa e pazarit është ndalesa e parë e vizitorëve, të cilët mahniten nga panorama që ofrohet aty.

Ndalesat në dyqanet e artizanëve dhe fotot e shkrepura në godina dhe kalanë Argjiro kujdesen që t’i marrin me vete në kthim.

Lexo më shumë  Haxhiu: Isufaj e di kush nga prokurorët shkoi në zyrën e kryeministrit

Në këtë sezon ka një dominim të shqiptarëve të Kosovës, por edhe turistë nga Sllovenia, Çekia, Kina, Italia dhe Rusia.

“Gjirokastra boll kur e ndjenë gjuhën e bukur shqipe të pastër dhe të rrjedhshme.”

Për ta qyteti i gurtë dhe ndjesia që marrin aty është mbresëlënëse.

Po kalojmë një fundjavë, pak sa larg vapës, aq sa na ofron qafa e pazarit.”

“Kemi filluar qysh kur u futën në pjesën e qytetit të vjetër, na ka pëlqyer pjesa e kalasë dhe jetesa e zhvilluar që na ka mahnitur.”

Pavarësisht numrit të lartë të vizitorëve, bizneset mbeten të pakënaqur dhe fajin e hedhin te guidat turistike.

Lexo më shumë  Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime sot në Kosovë, pritet nga Osmani

“Ata shohin interesat e tyre dhe i drejtojnë atje ku duan, por më mirë është që t’i lënë të lirë.”

Ky sezon turistik duket se po risjell shpresën në sektorin e turizmit edhe pse ende është larg kulmit të tij. Deri më tani Gjirokastra ka numëruar më shumë se 13 mijë turistë./OraNews

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *