Lajme

Ambsadori i Kosovës në Kroaci, Kasapolli: Po bëjmë çdo gjë që është e mundur në këto momente të vështira

Një autobus me targat e Kosovës ka dal jashtë rrugës në afërsi të Slavonski Brod, me ç’rast kanë vdekur dhjetë persona.

Gëzim Kasapolli, ambasadori i Kosovës në Kroaci, ka folur pas aksidentit tragjik që la të vdekur njërin prej dy shoferëve të autobusit si dhe nëntë pasagjerë.

Ai ka thënë se ambasada po bënë çdo gjë në bashkëpunim me autoritetet kroate dhe kosovare që të tejkalohet situata e vështirë.

Lexo më shumë  Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit

“Për fat të keq jemi në vendin ku kemi pas një fatkeqësi. Unë do doja ta falënderoj qeverinë kroate dhe të gjithë që na kanë ndihmuar në këto momente të vështira. Dua tu shpreh ngushllime familjeve të viktimave dhe të kenë mirëkuptim për ne dhe se po bëjmë çdo gjë me institucionet këtu dhe në Kosovë. Ne do të jemi me ata në këtë kohë të vështirë”, tha fillimisht Kasapolli.

Ai më tutje konfirmoi se autobusi ishte i linjës Prishtinë-Farnkfurt, “Ata ishin bashkombasit tanë që jetojnë në Gjermani dhe po ktheheshin nga pushimet në Kosovë. Kompania që po bartte pasagjerët ishte nga Gjakova dhe po shkonte nga Prishtina në Frankfurt”.

Ndërkohë ministri kroat i shëndetësisë, Vili Berosh ka deklaurar se në spitalin rajonal të Slavonski Brod janë pranuar rreth 45 të lënduar, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë./ Telegrafi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *