Lajme

Si vodhën punonjësit e UKT-së Tiranë 21 milionë lekë vjedhje

Prokuroria Tiranë ka kërkuar arrest në burg për dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, detyrim paraqitje për dy të tjerë, nën akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Mësohet se nga një hetim i prokurorisë së Tiranës dhe Krimit Ekonomiko Financiar, punonjës të UKT përmes pagave kanë arritur të vjedhin 21 milionë lekë.

Konkretisht bëhet fjalë për Sigi Zhulekun dhe Erblin Lushajn për të cilët është caktuar në mungesa “arresti me burg” si dhe Rudina Lalajn dhe Azem Xhaferrin për të cilët është vendosur masa detyrim paraqitje.

Të katërta këto masa janë ekzekutuar nga policia Tiranës ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë. Ndaj punonjësve të UKT rëndojnë akuzuar “vjedhje” dhe “shpërdorim detyre”.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Bazuar në materialin e kallëzuar nga Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi procedimin penal nr. 5652, datë 13.09.2023, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 135 – 25 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve S.Zh., R.L., E.L. dhe A.Xh.

Hetimi filloi pasi nga auditi i kryer nga zyra ekonomike e shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a Tiranë, u konstatua se shtetasi S.Zh, i punësuar pranë kësaj shoqërie me detyrën e specialistit në Sektorin e Tatim Taksave në Drejtorinë Ekonomike të kësaj shoqërie, i ngarkuar me detyrën e përpilimit dhe dërgimin në Bankë të listëpagesave për pagat e punonjësve të kësaj shoqërie, ka dubluar emrat e shtetasve S.Zh, R.L, E.L dhe A.Xh, të cilët ishin punonjës të kësaj shoqërie për periudhën Prill 2018- Korrik 2023 duke shkaktuar dëm në vlerën totale 21,679,805 lekë.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Bazuar në kërkesën e organit të akuzës me vendimin Nr. 3026, datë 23.12.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale, për shtetasit S.Zh dhe E.L, ndërsa për shtetasen: R.L dhe shtetasin A.Xh, caktimi i masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

Për sa sipër, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë.

Rruga Press

YouTube player