Lajme

Kurti: Pyesni BE-në për dështimin e marrëveshjes me Serbinë

Në një konferencë për mediat këtë të mërkurë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ngjarjen e rëndë të Banjskës, por edhe për marrëdhëniet dhe marrëveshjet me Serbinë.

Ai u shpreh se Prokuroria do të duhej të bënte një sqarim më me detaje dhe të ngrinte aktakuza në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Kurti, në konferencë për media, tha se në takimin e 26 tetorit ishte i gatshëm për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë, por që për një gjë të tillë nuk ishte i gatshëm presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Lexo më shumë  Kurti bën homazhe në Çabrat të Gjakovës: Serbia ka pasur për qëllim shfarosjen e shqiptarëve

Ai tha se për mungesë të nënshkrimit duhet të pyeten në BE, e jo Qeveria e Kosovës, pasi sipas tij, pala serbe nuk ishte serioze për të nënshkruar.

“Më 26 tetor më është thënë që situata është urgjente sepse nuk po përfundon agresioni rus në Ukrainë, pra është urgjente normalizimi i marrëdhënieve. Pra me që është ashtu, po e nënshkruajmë sonte. Por ka renditje të dokumenteve për nga rëndësia e kronologjia. Marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe draft-statuti për të cilin unë dy ditë më herët i kisha dërguar vërejtjet e mia. Aty e kishin shansin edhe presidenti i Serbisë i cili vazhdimisht e përmend Asociacionin, por nuk u bë për mungesë të gatishmërisë sime”, tha Kurti.

Lexo më shumë  FSK realizon ushtrime në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player