Joseph thumbon heshtjen e Hill-it: Një zë mungon në mesin e atyre që bëjnë thirrje për hetim
Të dielën në Serbi janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Nga opozita në Serbi thonë se ka patur shumë parregullsi, blerje votash e “tren bullgar”, transmeton Rruga Press
Madje opozita është mbledhur para objektit të komisionit zgjedhor në Beograd, duke kërkuar mospranimin e rezultateve të zgjedhjeve në Beograd dhe ka nxjerrë qytetarë të shumtë në protesta.
Shumë prej tyre u futën edhe në grevë urie, duke u zotuar se nuk do të tërhiqen derisa të përmbushen kërkesat e tyre.
Për këtë situatë ka reaguar edhe analisti i mirënjohur i politikës së jashtme, Edward P. Joseph, i cili nuk ka lënë pa thumbuar dhe ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill për mungesën e tij të reagimit.
Joseph, në një postim në platformën X, liston të gjithë institucionet dhe figurat politike që kanë reaguar mbi parregullsitë e procesit zgjedhor dhe vë në pah se ka një zë/institucion akoma të heshtur, pa zë, Ambasada e SHBA-së në Serbi.
“Supozohet për mashtrim të hapur në zgjedhjet serbe. Por një zë mungon në mesin e atyre që bëjnë thirrje për hetim: protestuesit/grevistë urie/shoqëria civile serbe; Keshilli i Europës; Anëtarë të PE-së, të cilëve u janë bashkuar tani senatorë kryesorë amerikanë. Senatorja Shaheen është “e shqetësuar nga raportet se votuesit u dërguan me autobus në Serbi për të mbështetur partinë në pushtet, përveç raporteve për blerje votash dhe mbushje të kutive të votimit”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit është shprehur, duke cituar gjithashtu raportin e vëzhgimit të OSBE-së.
Një zë i rëndësishëm mungon që populli i Serbisë dhe qeveria serbe ta dëgjojnë.“– shkruan ai.
Christopher Hill është kritikuar edhe më parë për butësinë e tij karshi autokratit Vuçiq dhe qeverisjes së tij.
Alleged blatant fraud in Serbian elections. But one voice is missing among those calling for investigation: Serbian protesters/hunger strikers/civil society; Council of Europe; EP members, joined now by leading US Senators. Chair @SenatorShaheen is “concerned by reports that…
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) December 21, 2023
Rruga Press