Bota

Peskov: Anëtarësimi i Ukrainës dhe Moldavisë mund të destabilizojë BE-në

Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë është politik dhe mund të destabilizojë unionin, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“BE-ja tani po kalon kohët jo më të mira në historinë e saj, si në aspektin e funksionimit ashtu edhe në aspektin ekonomik.

Prandaj, natyrisht, është e qartë se ky është një vendim absolutisht i politizuar dhe dëshira e BE-së për të treguar mbështetjen e saj për këto dy vende në këtë mënyrë”, u tha Peskov gazetarëve.

Sipas Peskov, anëtarë të tillë të rinj në fakt mund të destabilizojnë BE-në.

YouTube player