Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët, reagon për herë të parë Rama
Kryeministri Edi Rama është pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi ratifikimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
“Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese, është e sanksionuar në Kushtetutë detyra automatike e gjykatës për të shqyrtuar një marrëveshje me shtet të huaj. Nuk kam ça të shtoj asgjë që lidhet me detyrat e mia. “Fakti që Shqipëria ka një Gjykatë Kushteutese që merr vendime që mund të mos i shkojnë përshtat planit që ka qeveria është shumë mirë për Shqipërinë”- tha ai.
Kujtojmë se ditën e sotme Parlamenti hoqi nga rendi i ditës ratifikimin e marrëveshjes mes Tiranës dhe Romës për emigrantët për shkak të pezullimit nga Gjykata Kushtetuese.
Rruga Press