Lajme

VIDEO/ Monika Kryemadhi shkon tek inceneratori i Tiranës dhe ngre dronin: Përgjegjës, Erion Veliaj

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ishte sot pranë territorit të inceneratorit të Tiranës, ku sipas saj një hapësirë prej 15 hektarësh shfrytëzohet për depozitim dherash. Kryemadhi, e cila ka ngritur edhe një dron në këtë pjesë të territorit thotë se janë zhdukur liqenet, ndërsa toka është kthyer në mal.

Lexo më shumë  Vrasësi i Liridona Ademajt: Naimi m’ka thanë që edhe Behgjet Pacolli për këtë rast ka qenë në dijeni, ti e di çfarë pushteti kemi na, nuk ka shansa me nejt në burg ma shumë se dy vjet

Një ditë më parë (12 dhjetor) Kryemadhi firmosi një kallëzim të ri për inceneratorin për të cilën tha se do ta depozitojë në SPAK.

Kryemadhi publikoi pamjet me dron në zonën e inceneratorit të Tiranës, ku sipas saj rezulton se janë depozituar inerte deri në 15 hektarë nga territori i saj.

Lexo më shumë  Kusari-Lila dhe ambasadori italian diskutojnë për bashkëpunim ekonomik
YouTube player