KryesoreLajme

Mediat franceze ‘masakrojnë’ Vuçiçin

Ai nuk është kandidat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi të 17 dhjetorit, por fytyra e tij është kudo. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ktheu fushatën zgjedhore në referendum Pro apo Kundër tij, duke siguruar se nuk pranon aspak bashkëjetesë nëse fiton opozita”, shkruan agjencia “France Press” në një nga artikujt e saj të fundit.

“Shfaqjet e Vuçiçit dominojnë debatet publike dhe krijojnë përshtypjen se është një fushatë presidenciale, jo një fushatë për zgjedhje parlamentare”, raporton “France Press” vlerësimet e organizatës CRTA, e cila shton se Vuçiç zë pothuajse gjysmën e kohës së informacionit politik në mediat kryesore.” Presidenti i Serbisë paraqitet si një lider i palodhur që shpenzon pa rezerva për të tërhequr investime dhe për të krijuar vende pune”, shtohet më tej.

Lexo më shumë  Gjermania hap fabrikën gjigante të inteligjencës artificiale në Evropë

Në profilin e tij në Instagram me dhjetëra mijëra ndjekës, shton AFP, Vuçiç publikon daljet e tij në televizion, dokumenton çdo takim të tij me krerët e tjerë shtetesh ose qeverish.

Me kalimin e kohës, Vuçiç u bë ekspert në lundrimin midis Bashkimit Evropian, ku vendi i tij është kandidat për anëtarësim, dhe Rusisë, prej nga vjen pothuajse i gjithë gazi i përdorur në Serbi, Kinës, investimet e së cilës llogariten në miliarda, dhe Emirateve, të cilat financojnë një pjesë të projekteve të mëdha urbane në Beograd, sipas France Press.

Lexo më shumë  Ish-shefi i MI6, Moore: Ukraina tejkaloi pritshmëritë tona, mbivlerësuam rusët

“Si lider i Serbisë, ai gjithmonë thotë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ai qëndron për neutralitetin ushtarak të vendit të tij, i cili, siç thotë ai, dëshiron të ketë marrëdhënie normale, profesionale dhe të drejta me NATO”, shkruan AFP, duke shtuar se ata që e kritikojnë shpallen tradhtarë të financuar nga jashtë.

YouTube player