KryesoreLajme

Afera me ish kompleksin Partizani, SPAK kërkon “arrest shtëpie” për Berishën! Ish kryeministri: E votoj që nesër, do zbatoj vendimin e Kuvendit

SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës autorizim për caktimin e një mase tjetër sigurie për Sali Berishën.

Mediat bëjnë me dije se SPAK kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest shtëpie” për ish-kryeministri

Duke qenë se Sali Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe ka imunitet SPAK i është drejtuar Kuvendit për dhënien e lejes për caktimin e një mase të tillë.

Ndryshimi i masës së sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest shtëpie” vjen pas refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar vendimet e gjykatës.

E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit!
‘Te nderuar Deputete te Kuvendit !
Mbèshtetur ne nenin 73 te Kushtetutes se Republikes si Shqiperise, nenin 231, 260, 288, 289 tE K.Pr. Penale, si dhe ne Rregulloren e Kuvendit te Republikes st Shqipërise, nenet 13 dhe 118, bashkelidhur ju percjellim kerkesen per dhenien e autorizimit nga Kuvendi i Republikes se Shqipèrise, per arrestimin/heqjen e lirise se deputetit Sali BERISHA, nepërmjet zèvendesimit te masës se sigurimit personal shtrêngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paragitur ne policine giygèsore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashte shterit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ne ate te arrestit ne burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 te K.Pr.Penale, ne kuadrin e procedimit penal nr. 287 te vitit 2020, te Prokurorise se Posagme Kunder Korrupsionit de Krimit te Organizuar Tiranë
Githashtu ne respektim te nenit 288 pika 2, te K.Pr.Penale, bashkalidhur geni relacionin e arsyetuar, te shogèruar me provat përkatèse.

Berisha nuk është paraqitur në SPAK, në tri datat e caktuara 6 nëntor,  20 nëntor dhe 4 dhjetor.

Një reagim për kërkesën e SPAK e ka patur edhe vetë Berisha i cili u shpreh se do të zbatojë vendimin e Kuvendit ndërsa përgjegjës ka bërë Edi Ramën, i cili sipas tij kontrollon Prokurorinë e Posaçme.

“Në vitin 2012 Sali Berisha ka dërguar në parlament abrogimin nga kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të kuvendit. Ky ligj, ky amendament i qeverisë është kundërshtuar nga Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve. Unë kam deklaruar edhe këtu para kush që jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk pranuar urdhrin e gjykatës dhe të SKAP nuk kam pranuar se ajo është shkruaje e kushtetutës. Kam mbrojtur kuvendin dhe jo Sali Berishën. Kam refuzuar të zbatoj urdhër anti-kushtetues nga një gjykatës në konflikt interesi, e shkarkuar nga unë më datë 8 shkurt 1986 dhe e fsheh këtë fakt. Sa i përket konsistencës sime ndaj propozimit të vitit 2021. Jam që deputetë të mos kenë asnjë  lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë në kushtetutë. Kërkesë krejtësisht normale.

Në parim jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Që një gjykatës të thotë se nuk është heqje lirie dalje jashtë shtetit, kur kushtetuta sanksionin një nen të veçantë, kjo është të tallesh me kushtetutën. Do parlamenti që ta dorëzojë, e votoj që nesër, nuk kam asnjë kundërshti. Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem, jam paraqitem dhe paraqitem, kësaj radhe kishte të bënim me shkruarjen e neneve të kushtetutës, ishte një akt puçist.Çfarë do vendimi pas autorizimit të Kuvendit do ta respektoj pa asnjë diskutim. Qëndrimi im i përsëritur ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Nuk mund të bëhesh kurrë njeriu që zbatoi një vendim anti-kushtetues. Ishte nja akt i shkuarjes së kushtetutës në zyrat e prokurorëve dhe gjykatës. Tani parlamenti të vendosë çfarë të dojë. Kam firmosur në 2012 aprovimin e nenit që i jep këto atribute deputetit. Po e vendosi parlamenti. Unë po përgatitja ta çoja në Gjykatë Kushtetuese. Vendimi i GJK-së është i barabartë, do ishte 100% i zbatueshëm, për faktin se në doktrinën e të drejtës është i barabartë me provokativën.”- tha Berisha

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
YouTube player