Bota

Borrelli i shqetësuar për opozitarin rus, kërkon lirimin e tij

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur i shqetësuar që tani e shtatë ditë nuk dihet vendndodhja e liderit opozitar rus, Alexei Navalny, që thuhet se është transferuar në një burg tjetër.

Ai ka shkruar në rrjetin social X të martën se udhëheqja politike ruse është përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin e tij.

“Një lajm shumë shqetësues për Navalnyn, i zhdukur tani e 7 ditë. Udhëheqja politike e Rusisë është përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin e tij në burg, për të cilin ata do të mbajnë përgjegjësi. BE-ja përsërit thirrjen për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar nga burgosja e motivuar politikisht”, ka shkruar Borrell.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Zëdhënësja për media e kritikut të Kremlinit, Kira Yarmysh, ka thënë të hënën se Navalny më nuk ndodhet në burgun IK-6 Melekhovo. Ajo ka shtuar se atij nuk i është lejuar të komunikonte me avokatët.

Navalny, një prej kritikëve më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, në gusht iu rrit dënimi në 19 vjet burgim, pasi u gjet fajtor për krijimin e një organizate ekstremiste dhe u transferua në një burg “me regjim më të ashpër”.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Dënimi paraprak i ishte shqiptuar më 2021, pasi kishte arritur në Moskë nga Gjermania, ku ishte trajtuar nga një helmim, për të cilin ai ka fajësuar Kremlinin.

Para se të burgosej, ai ishte opozitari më i zëshëm që organizoi protesta të mëdha kundër Qeverisë ruse.

Rruga Press

YouTube player