KryesoreLajme

​Interpoli lëshon fletarrest për Milan Radojçiçin

Interpol-i ka lëshuar fletarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Radoiçiç po ashtu është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Ai dyshohet se është edhe organizator i agresionit të Banjskës më 24 shtator, ku u vra edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Nga grupi terrorist, u vranë tre persona, derisa Milan Radoiçiç me një numër pjesëtarësh arriti të ikë në Serbi.

Lexo më shumë  Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus

Muaj më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila ekskluzive e terroristit Milan Radoiçiç për çka pati shkruar se kanë dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi grupit terrorist në Banjskë ishte Milan Radoiçiç.

Ndërkohë, është raportuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe e që i përket Radoiçiçit.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kërcënimi për bllokimin e pikave kufitare, dëshmi e synimeve hegjemoniste të Serbisë

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh i sanksionuari i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiç, ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator.

Lidhur me këtë ai është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, ndërsa është liruar nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.

Rruga Press

YouTube player