SPAK i sekuestron telefonin Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO-s, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka sekuestruar telefonin e ish drejtorit juridik të KAYO-s, Ardit Hysa, aktualisht Sekretar i Përgithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.
Sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për aferën e tregtisë së armëve Rama-Yeffet. Procedimi penal nisi menjëherë pas denoncimeve publike të Arben Ahmetajt.
Sipas raportimeve në media, gjatë sekuestrimit të telefonit të Aleks Markut, ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorit të KAYO-s, Ardi Veliu dhe biznesmenit Ron Yeffet janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie.
Në kuadër të këtij procedimi penal më 2 tetor janë ushtruar kontrolle në vilën private të Yeffet në periferi të Tiranës, si dhe në zyrat e KAYOS-s e TIMAK, ku subjekte kontrolli kanë qenë Arjeta Puca dhe Ardi Veliu.
Kontrolle janë ushtruar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes të drejtuar nga Ermal Nufi, teksa gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje telefonike e kompjuterike, kontrata e dokumentacion.
Rruga Press

