Lajme

Pensionistët në Vlorë të pakënaqur me shpërblimin

Fillimi i kësaj jave ka bërë që pensionistët të vrapojnë drejt zyrave të postave për të tërhequr bashkë me pensionin edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh për festat e fundvitit.

Qytetarët e Vlorës shprehen se janë të pakënaqur me këtë shpërblim duke e cilësuar atë si tallje ndaj tyre. Ata thonë se për festat e fundvitit me aq para ata nuk mund të blejnë asgjë.

“Ça bën ti me 100 mijë lekë që marr unë, ca të kënaqur me 100 mijë lekë pension mua vetëm ilacet e këmbës më bëjnë 100 mijë lekë, ca do bësh ti me 50 mijë lekë e di sa ka vajtur kaposhi, 90 mijë lekë se merr dot”, deklaroi një qytetar.

Lexo më shumë  Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro

Ndërkohë një tjetër pensionist u shpreh: “Turp i madh që jep 50 mijë lekë për këtë milet, ajo është turp. Ajo ështe tallje, turpi botës”.

Ata shprehen se 50 mijë lekë janë shumë pak për kontributin e dhënë dhe të pamjaftueshme për festa.

“Mua do më jap 50 mijë lekë ai, kam punuar 45 vjet, i kemi dhënë këtij vendi Shqipërisë, kemi punuar në atë kohë marrë 150 mijë lekë pension. Ça 50 mijë lekë, ça do bëj më 50 mijë lekë?”- tha një tjetër.

Lexo më shumë  “Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani merr mesazhin nga ushtarët amerikanë

Kujtojmë se në Vlorë në total janë 81 mijë pensionistë të regjistruar në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka deklaruar më herët  se shpërblimin e fundvitit do ta marrin edhe ata individë që dalin në pension, deri në datën 31 dhjetor.

Rruga Press

YouTube player