Arrestohen dy zyrtarë në Kosovë për falsifikim të dokumenteve zyrtare
Policia e Kosovës njoftoi të hënën se i ka arrestuar dy zyrtarë të Qendrës për Regjistrim Civil në Obiliq, me inicialet I.M., dhe A.G.,nën dyshimin se e kanë keqpërdorur detyrën duke mundësuar falsifikimin e dokumenteve të identifikimit për një person tjetër.
Ata dyshohet se i kanë ndihmuar një personi me inicialet F.A., të pajiset me dy identitete të tjera të rrejshme, përveç dokumentit të tij të vlefshëm identifikues si shtetas i Kosovës.
“Lidhur me rastin ne fjalë janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë dhe veprime shtesë të cilat janë konsideruar si të nevojshme”, tha policia.
Ata janë marrë në pyetje nga policia të hënën dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka urdhëruar mbajtjen e tyre në paraburgim për 48 orë, në pritje të procedurave të tjera ligjore.
Rruga Press