Lajme

Haxhiu vlerëson Policinë e Prokurorinë pas arrestimit të të dyshuarve për vrasjen e Liridona Murselit

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar lart punën e Policisë dhe Prokurorisë pas arrestimit të dy të dyshuarve që lidhen me vrasjen e Liridona Murselit të mërkurën në mbrëmje në Prishtinë.

Policia ka njoftuar sot [e premte] se ka arrestuar dy persona të lidhur me vrasjen e Liridona Murselit. TË arrestuarit janë bashkëshorti Naim Murseli dhe dorasi, i cili para Policisë e ka pranuar veprën, duke thënë se është paguar nga Naim Murseli.

Lexo më shumë  Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin

Haxhiu ka thënë se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje. Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexo më shumë  Takohen në Mynih tre ministrat e mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, diskutojnë për industrinë e mbrojtjes
YouTube player