Serbia vazhdon përndjekjen ndaj shqiptarëve, arreston mërgimtarin në kufi se i gjejnë karta e babait veteran të UÇK-së
Edhe një mërgimtar është arrestuar nga Serbia, gjersa i njëjti po kthehej për Kosovë për festat e nëntorit.
Këtë e ka bërë të ditur avokati Xhevdet Smakiqi me anë të një postimi në Facebook.
Sipas familjarëve, ai është arrestuar për faktin se i është gjetur kartela e veteranit e babait të tij.
Njoftimi i plotë i Smakiqit:
Shteti i Serbise nuk po ndalet se arrestuari pa arsyetim shqiptaret qe po kthehen nga Europa per festat e Nentorit ne Kosovë!
Ne cilësinë e avokatit te Familjes Bytyqi jam autorizuar nga Familja Bytyqi nga Fushë Kosova te njoftoi edhe instutcionet e Kosoves MPJD-në, por edhe publikun se dje me 26 Nentor 2023 rreth ores 11:40h Policia Serbe e ka arrestuar ne kufirin Kroaci Serbi Kushtrim Liman Bytyqin nga Fushë Kosova deri sa po kthehej nga Gjermania per festat e Nentorit tek familja e tij.
Sipas famlijarëve te Kushtrim Bytyqit ai ishte arrestuar pse i kishin gjetur karten e veteranit te babait te tij si pjestar i UÇK-se po ashtu i jane sekuestruar sende persnale dhe te hollat ne kuluten e tij.
Familja Bytyqi eshte ne ankth pasiqe perveç njoftimit ne momentin e ndalimit nuk ka asnje konkatk se ku po mbahet djali i tyre Kushtrim Bytyqi.
Ne emer dhe si avokat i Familjes Bytyqi permes ketij postimi kerkoi nga Ministrija e Jashtme e Kosoves qe permes rrugve diplomatike te ndermarrë te gjitha veprimet per te kuptuar se ku po mbahet shtetasi i Kosoves Kushttim Bytyqi dhe qe ai te lirohet sa me i shpejtë.
Stop torturimit te shtetasve te Kosoves nga Serbia.
Rruga Press