Sport

A do marrë drejtimin e Kosovës? Flet De Biasi

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka dhënë një intervistë ku foli në lidhje me kalimin e Kombëtares në kampionatin evropian të Gjermanisë.

Gjatë intervistës, ai u ndal te përfaqësuesja e Kosovës duke thënë se lojtarët janë shumë të mirë dhe se kanë vlera e cilësi.

Sipas tij, Kosova ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Evropë.

“Përfaqësuesja e Kosovës është një skuadër që ka vlera, cilësi, ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Evropë dhe besoj se janë kushtet për të punuar mirë. Pastaj çdo gjë varet nga ngritja e një grupi kompakt lojtarësh që mendojnë se arritja e objektivave në jetë është e mundur”-tha ai.

I pyetur se a është i gatshëm që të bëjë një bashkëpunim me Kosovën dhe të jetë trajner i skuadrës së saj, De Biasi theksoi: “Për momentin jo, nuk jam kontaktuar”.

Rruga Press

YouTube player