Lajme

Djemtë e heroit të Kosovës Afrim Bunjaku vijnë për të përkrahur Shqipërinë

Djemtë e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, janë nisur bashkë me “Tifozat Kuq e Zi” për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe.

Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërroi jetë në shtator të këtij viti kur u vra nga terroristët serbë në Banjës të Zveçanit.

Ai ra në krye të detyrës, në mbrojte të territorit të Kosovës.

Lexo më shumë  Marta Kos: Ka zhvillime inkurajuese sa i përket pesë shteteve mosnjohëse ndaj Kosovës

Shqipëria e arriti kualifikimin në barazimin 1-1 me Moldavinë, ndërsa sonte nga ora 20:45 do të përballet me Ishujt Faroe.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si kryesues i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar).

Lexo më shumë  Haxhiu takohet me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë

Në Tiranë sot (20 nëntor) do të jetë një festë të madhe, pas arritjes së kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në verën e vitit 2024. 

Rruga Press

YouTube player