Revolta kundër qeverisë/ Studentët thirrje për protestë, sot në orën 14:00 te Ministria e Arsimit në Tiranë
Studentët u kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve që t’i bashkohen protestës e sotme e cila do të mbahet në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit.
Ata kërkojnë reagim për problematikat që shqetësojnë studentët, duke ngritur zërin për kushtet në universitete, kostot e studimeve dhe mungesën e mbështetjes për të rinjtë.
Thirrja për protestë vjen në një kohë kur qytetarët vijojnë protestat kundër qeverisë.
Protesta do të zhvillohet të martën, më 13 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Rruga Press

