Putini i kufizon mediat para zgjedhjeve
Rusia ka vendosur masa kufizuese ndaj mediave, pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ka raportuar TheGuardian të martën. Presidenti Vladimir Putin i miratoi masat kufizuese mbi mbulimin mediatik, derisa zgjedhjet pritet të mbahen në mars të 2024-s.
Sipas amendamenteve të miratuara, vetëm gazetarët e punësuar kontraktualisht nga mediumet e regjistruara do të lejohen t’i mbulojnë mbledhjet e komisioneve zgjedhore, duke i ndaluar potencialisht gazetarët e pavarur.
Ndryshimet përfshijnë edhe ndalimin e çdo mbulimi të veprimeve në bazat ushtarake ose në zonat nën ligjin ushtarak, pa lejen paraprake të autoriteteve shtetërore.
Putin, që e ka drejtuar Rusinë për 24 vjet, pritet të kërkojë edhe një mandat të ri gjashtëvjeçar. 71-vjeçari s’ka konfirmuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje, duke thënë se do ta njoftojë këtë vetëm pasi parlamenti të caktojë zyrtarisht datën e zgjedhjeve.
Rruga Press