Lajme

“Lezha nuk është Lampeduza”, mbahet protesta e parë kundër marrëveshjet Rama-Meloni

Është zhvilluar në qytetin e Lezhës protesta e parë kundër marrëveshjes së kryeministrave Rama dhe Meloni që sjell në zonën e Shëngjinit mijëra emigrantë afrikanë çdo vit.

Dhjetëra qytetarë marshuan në rrugët e qytetit dhe kërkuan që edhe të tjerë t’u bashkohen për të mos lejuar kthimin e Shëngjinit në kamp refugjatësh.

Lexo më shumë  Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

Në pankartat që binin në sy në këtë protestë shkruhej “Mos e kthe Lezhën në Lampeduza”, “Musafirin e zgjedh unë dhe jo Edi Rama”, apo “Mos ma sill Afrikën, më sill Europën”.

Ish-kryetari i Komunës, Salvador Kacaj tha përpara të pranishmëve se Rama sjell emigrantët në Lezhë, pasi sipas tij ai e urren veriun.

“Gjergj Kastrioti e zgjodhi Lezhën për “besëlidhje” ndërsa Rama zgjedh Lezhën për të sjellë emigrantët, që nuk duan as të vijnë në Shqipëri,” u shpreh Kaçaj.

Lexo më shumë  ‘Është e pamundur të negociosh me këtë qeveri’/ Media franceze: Nuk ndalen protestat kundër Ramës
YouTube player