KryesoreLajme

Hovenier: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe nuk duhen kërkuar ndryshime kushtetuese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një konferencë për media ka thënë se ka urgjencë nga vendet e Bashkimit Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, drafti është shqyrtuar nga BE-ja e SHBA-ja dhe është përgatitur në mënyrë që të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja në vazhdimësi e ka potencuar se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe nuk duhen kërkuar ndryshime kushtetuese.

“Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv. Nuk duhet të jetë një shtresë tjetër qeverisëse. Duhet të jetë në përputhje me pikëpamjet që i kemi thënë në artikullin e janarit nga këshilltarët Derek Chollet e Gabriel Escobar”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Maqedonci: Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes forcon partneritetin Kosovë-Turqi

Ai ka thënë se besojnë se se ky draftstatut që i është dhënë Qeverisë së Kosovës plotëson gjitha këto kritere.

Sipas tij, vetëm një entitet mund të vendos nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës apo jo dhe ai është Gjykata Kushtetuese.

Hovenier ka thënë se ashtu si kryeministri Albin Kurti e tha në Kuvend në shtator, një nga provizionet në këtë draftstatut është se do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

Lexo më shumë  Maqedonci takon presidentin Erdogan në Turqi, pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake

“GJithë këto pyetje, komentet e gati histeri për kushtetushmërinë e saj më duket e pavend. Pasi është bërë punë me kujdes për të tdraftuar statusin dhe janë vendosur nene për t’u përkujdesur që një trup në Kosovë që ka aftësinë e autoritetin për të vendosur kushtetutshmëri, gjykata kushtetuese do ntë bëjë këtë para se të hyjë në fuqi”.

Rruga Press

YouTube player