Lajme

Vizitë e papritur e Lajçakut në Kosovë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijë të hënën pasdite në Kosovë.

Vizitën e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Po, Lajçaku është në Kosovë sot edhe nesër”, ka thënë Ioanna Lachana nga zyra e BE-së.

Sipas burimeve diplomatike ai pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe me kryenegociatorin e Kosovës në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi. Nga burimet diplomatike në Bruksel mësohet se Lajçaku do të ketë takime edhe me përfaqësuese të opozitës në Kosovë.

Kjo vizitë vjen në kohën kur në Kosovë po zhvillohet debat rreth draftit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe të cilin palëve para disa javësh ua kanë paraqitur emisarët perëndimorë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan
YouTube player