Lajme

Kurti i pret në takim miqësor Taravarin dhe Snopçen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shoqërimin e këshilltarit të tij politik për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, kanë pritur në takim miqësor kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin nga radhët e këtij subjekti, Halil Snopçe.

Në këtë takim është bërë e ditur se janë diskutuar tema aktuale dhe ato me interes.

“Në një takim miqësor, që u zhvillua pas homazheve që bënë bashkë te varri i Astrit Deharit, u trajtuan shumë tema aktuale dhe me interes. Sfidat me të cilat përballen dy vendet tona janë të përbashkëta, ndajmë shqetësimin e njëjtë dhe vizionin e njëjtë për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe mbarë rajonit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lexo më shumë  Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Gjithashtu, është diskutuar për raportet e të dyja vendeve dhe avancimin e tyre përmes intensifikimit të bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta.

“U bisedua për raportet ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e tyre përmes intensifikimit të bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta. Lidhjet infrastrukturore kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonominë e dy vendeve tona. Kordinimi dhe sinkronizimi i politikave zyrtare kontribon në tejkalimin e probleme dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të ardhmen edhe të mbarë rajonit”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Bie aludimi qesharak i FSHF-së, deri në Evropianin “Shqipëri – Serbi”, Kosova do t’i ketë të paktën katër stadiume moderne

Rruga Press

YouTube player